Categories Lajme

SHBA rrit ndjeshëm sanksionet ndaj Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit Michael Pompeo dha detaje rreth sanksioneve të reja ndaj Iranit lidhur me sulmin ndaj rafinerive të naftës saudite.

Me urdhër të Presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur sanksione Bankën Qendrore të Iranit, Fondin Kombëtar të saj të Zhvillimit si dhe kompanisë me bazë në Iran “Etemad Tejarat Pars” e cila sipas gjetjeve qëndron pas fshehjes së transfertave financiare që lidhen me blerje armatimesh.

Në një përpjekje të dështuar për të krijuar probleme në ekonominë globale, Republika Islamike e Iranit sulmoi Mbretërinë e Arabisë Saudite. Ky akt agresioni ishte i sofistikuar në mënyrën se si u planifikua dhe i pacipë në mënyrën se si u ekzekutua. Provat tregojnë Iranin dhe vetëm Iranin si autor të sulmit. Si rezultat Presidenti Trump udhëzoi administratën e tij të rrisë ndjeshëm sanksionet tashmë historike ndaj sponsorit kryesor të terrorizmit në botë“, thuhej në deklaratën e sekretarit Pompeo.

Sipas Pompeo fushata e presionit maksimal do të vazhdojë të rrisë kostot ndaj Republikës Islamike të Iranit derisa ai të ndryshojë ato që Pompeo i quajti “politika destabilizuese në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën”.

Vendimin për sanksione të reja ndaj Iranit e njoftoi vetë Presidenti Trump. I pyetur nga gazetarët rreth alternativave ushtarake për Iranin, ai tha se Shtetet e Bashkuara janë gjithnjë të përgatitura.

Të premten Pentagoni do t’i paraqesë udhëheqësit amerikan një gamë të gjerë opsionesh ushtarake, ndërkohë që ai shqyrton mundësitë për t’iu kundërpërgjigjur atij që zyrtarët e administratës e quajnë një sulm të pa precedent të Iranit ndaj industrisë saudite të naftës.

Presidentit do t’i paraqitet një listë objektesh për sulme ajrore brenda Iranit, midis alternativave të tjera të mundshme. Gjeneralët pritet ta paralajmërojnë atë se një veprim i mundshëm ushtarak kundër Republikës Islamike mund të përshkallëzohet në luftë, sipas disa zyrtarëve amerikanë që folën në kushte anonimiteti.

Irani ka mohuar se ka qenë i përfshirë në goditjen e rafinerive saudite dhe paralajmëroi SHBA se çdo sulm do të shkaktonte një “luftë në të gjitha frontet”, me një kundërpërgjigje të menjëhershme nga Teherani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME