Categories Kulture

Muaji i Muzikës/ Përkujtohet kompozitori Tish Daija, mjeshtër i pentagramit

Muaji i Muzikës vijoi sot me përkujtimin e kompozitorit të njohur, mjeshtrit të pentagramit, Tish Daija. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh se kompozitori Tish Daija, është një nga mjeshtrit e muzikës shqiptare.

Artisti dhe kompozitori i mirënjohur Tish Daija lindi në qytetin e Shkodrës në një familje të thjeshtë qytetare. Që në moshë fare të vogël, ende pa nisur shkollën fillore, bëhet pjesëtar e “Korit Françeskan”, ku nën drejtimin e Martin Gjokës dhe Filip Mazrekut merr mësimet e para muzikore bashkë me kompozitorin Tonin Harapi, Cesk Zadejën, Lukë Kacajn dhe Simon Gjonin.

Në moshën 10-vjeçare bëhet instrumentist i bandës muzikore “Antoniane” që drejtohej nga i madhi Prenk Jakova. Ai në fillimet e karrierës së tij ka punuar me emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare.

Fizarmonika ishte edhe instrumenti me të cilin filloi të eksplorojë muzikën. Kompozimet e para janë këngët “Çik, o mori çikë”, “Ndal, bre vash”, “Me lule të bukura”, “Bjeri Gajdes Gajdexhi” etj.

Shkollën e mesme e kreu në vitin 1947 në qytetin e lindjes, në Shkodër. Më 1956, Tish Daija kreu studimet në konservatorin “Çajkovski” të Moskës.

Gjithashtu, Tish Daija ka dhënë një kontribut themelor në krijimin dhe zhvillimin e muzikës instrumentalo-simfonike, muzikës së dhomës dhe për krijimin e një tradite të çmuar shqiptare të muzikës klasike. Së bashku me Çesk Zadejën e Tonin Harapin krijuan klasën e kompozicionit në Konservatorin Shtetëror të Tiranës, ku ka dhënë kontributin e tij si pedagog në formimin e disa brezave kompozitorësh, muzikologësh e instrumentistësh.

Mbas studimeve emërohet në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës. Tish Daija ka qenë udhëheqës artistik i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore për 18 vjet (1962-1980). autor i shumë veprave të mëdha muzikore si, opereta “Lejlaja”, opera “Pranvera”, baleti i parë shqiptar ”Halili dhe  Hajrija”, “Bijtë e Peshkatarit” etj. Ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare në 3 tetor të vitit 2003. Atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME