Categories Sport

Mungon akordi për rinovimin, Ibra nuk vjen në grumbullimin e Milanit

Pas një mbylljeje fantastike që i bënë një sezoni të çuditshëm si ky i këtij viti, Milani do të rikthehet nesër në fushë për të nisur përgatitjet për vitin e ardhshëm futbollistik, ku Stefano Pioli ka marrë një konfirmim plotësisht të merituar për të qëndruar në krye të pankinës.

Megjithatë mungesa e madhe në Milanello nesër do të jetë simboli i ndryshimit për mirë te Milani, Zlatan Ibrahimoviç, i cili pavarësisht 39 viteve mbi supe, përdori gjithë karizmën dhe eksperiencën e tij për të rikthyer kuqezinjtë te rezultatet pozitive.

Te Milani të gjithë duan t’i rinovojnë bashkëpunimin gjigantit suedez edhe për sezonin e ardhshëm, por palët nuk kanë gjetur ende akordin për pagën që Ibra do të fitojë dhe firma mbi kontratë nuk ka ardhur ende, ndaj sulmuesi mund të vijojë edhe disa ditë pushimet.

Gjithsesi në Milanello të gjithë janë optimistë se marrëveshja e re do të firmoset shumë shpejt, pasi palët janë vetëm një milionë euro larg njëra-tjetrës, me sulmuesin që kërkon 7 milionë euro në sezon dhe Milanin që ofron 5 milionë euro plus bonuset, për të shkuar në një shifër prej 6 milionë eurosh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME