Categories Lajme

Muri me Meksikën. “Trump i gatshëm të mbushte llogoret me gjarpërinj ose krodokilë”

Pretendime të reja dhe mjaft të ashpra shënjestrojnë presidentin Donald Trump, i cili thuhet të ketë sugjeruar masa ekstreme për ndalimin e emigrantëve në kufi.

Në librin e botuar së fundi nga dy gazetarë të New York Times, thuhet se kreu i administratës amerikane ka propozuar të ushtarët t`i qëllojnë emigrantët në këmbë për t`i ngadalësuar, por i është thënë se kjo do të ishte e paligjshme.

Trumpi po kështu, thuhet të ketë përmendur disa herë idenë e “llogoreve të mbushura me ujë dhe gjarpërinj ose krodokilë”, ndërsa mendonte që muri i ngritur në kufi, të përshkohej nga rrymë elektrike. Ndërtimi i murit në kufi me Meksikën ka qenë dhe mbetet një prej objektivave kryesorë të Trumpit, dhe ka nisur tashmë, me 3,6 miliardë dollarë të alokuar nga Pentagoni prej fondeve te veta ushtarake për ndërtimin e strukturës së shumëdëshiruar të presidentit.

Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë ende asnjë koment mbi raportet e fundit, që nuk hedhin një dritë të mirë mbi kreun e saj. Gazetarët thonë se libri i tyre bazohet në intervista të realizuara me “më shumë se një duzinë zyrtarësh të administratës amerikane dhe të shtëpisë së bardhë,“ të përfshirë direkt në diskutimet që u zhvilluan marsin e këtij viti. “Po më bëni të dukem si idiot”, mësohet të ketë thënë Trumpi në mbledhje, ndërsa këmbëngulte për gjetjen e një zgjidhjeje të situatës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME