Categories Sport

Murinjon e nderon një mbrojtës në shtesë, Champions është më afër (Video)

Një gol në minutën e parë shtesë nga Jan Vertongen i ka kthyer buzëqeshjen Zhoze Murinjos dhe e ka afruar përsëri Totenhemin e drejtuar nga portugezi me zonën Champions. Skuadra londineze mundi 2-1 në transfertë Ullvërhempton dhe tashmë është vetëm 3 pikë pas Çelsit të vendit të katërt në klasifikim me shanse reale për të kapur ish-skuadrën e tij.

Lukas shënoi për Totenhemin që në minuta e parë të ndeshjes por Ullvërhempton barazoi gjithçka me anë të Traore në minutën e 67. Dueli dukej se po i afrohej barazimit, por festa erdhi në fund, kur Vertongen me një gjuajtje me kokë pas një goditje nga këndi, siguroi tre pikët për ekipin e tij.

Kjo fitore i dha mundësinë ndërkohë Totenhem që të kalonte Mançester Junajtid, i cili u ndal në barazim 1-1 përballë Everton. Autogoli i Lindelof hapi telashe për “djajtë e kuq” të cilët me vështirësi barazuan në pjesën e dytë me anë të të riut Grinud.


Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME