Categories Lajme

Murrizi del i revoltuar nga takimi me Ramën: Basha i kujdesshëm kur vjen puna te buka

Murrizi ka folur pas takimit me kryeministrin Edi Rama në selinë e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa ka folur me tone të ashpra ku ka theksuar se nuk ka votë për reformën zgjedhore pa kaluar në Kuvend drafti për ndryshimin e sistemit të listave. Murrizi ka përmendur temën e shitjes së votave të deputetëve ndërsa kjo sipas tij është tentativë e opozitës jashtë parlamentare.

“Nuk zgjati aq shumë se ne nuk jemi deputet apo pjesë ne tavolinë që mund të gënjeni, ta harroj Rama që mund të kalohet një sistem Zgjedhor me vota të trafikuara, nuk tërhiqemi nga kërkesat tona dhe do t’i institucionalizojë. Trafikimi është bërë edhe aset i partive të tjera të Këshillit Politik që kanë interes që kjo Reformë të kalojë”, tha Myslim Murrizi. Deputeti ka folur edhe aksionin e deputetëve të opozitës dhe moshqejen dorë nga kërkesa fillestare për hapjen e listave të kandidatëve.

“Gatuajnë një gjellë që nuk e dinë çfarë është. Ju bëftë mirë siç ju ka bërë prej 30 vitesdh, unë dua një gjellë për shqiptarët. Patjetër që do të ketë një radikalizim. Do bëjmë bojkot. Kishte hallin dhe menduar të vinte pasi të mbaronte dashurinë me Lulin. Jemi 7 me 7 do të vendosim kushte dhe sanksione në favor të asaj që kërkojnë shqiptarët. Nuk do të votojmë nëse nuk futen aspiratat dhe kërkesat e 39 deputetëve që kemi firmosur vjet si opozitë. Pastaj do shikojmë a do kemi grevën e famshme të Ilirit në 2008. Basha s’ka bërë ndonjëherë grevë, se kur vjen puna te buka është i kujdesshëm. Nuk ka fazë të dytë as fazë të tretë. Ne kërkojmë hapjen e sistemit. Pyeteni Ramën kur të dali çfarë thanë ata dhe çfarë thamë ne”, tha Murrizi. (FW)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME