Categories Lajme

Muzikë të lartë pas orarit të lejuar, gjobiten administratori i një lokali në Sarandë dhe 23 klientë!

Një lokal në Sarandë është konstatuar mbrëmjen e djeshme teksa zhvillonte aktivitet me muzikë të lartë pas orarit të lejuar. Policia ka nisur një procedim penal për administratorin, 45-vjeçarin me iniciale V.M. të subjektit si dhe e ka gjobitur me një shumë prej 1.000.000 lekë si masë për thyerjen e orarit të kufizimit.

Në lokal kanë qenë dhe 23 klientë të cilët u gjobitën me nga 10 mijë lekë secili për thyerjen e orarit të karantinës. Gjithashtu gjatë kontrollit në ambjentet e këtij subjekti, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një sasi kanabisi.

Njoftimi i policisë: Vijojnë kontrollet nga Policia e Sarandës, për monitorimin e subjekteve që vijojnë aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje. U konstatua duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar duke qenë i parregjistruar në QKR, procedohet penalisht dhe ndëshkohet me masë administrative, administratori i një subjekti.

Ndëshkohen me masë administrative edhe 23 klient të subjektit. Sekustrohen pajisjet muzikore dhe një sasi e vogël kanabisi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në vendin e quajtur “Ura e Kranesë” 1 subjekt që po vijonte organizimin e aktivitetit me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Në vijim të veprimeve specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht administratorin e subjektit shtetasin V(D). M., 45 vjeç, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” Ushtrimi pa lishencë i veprimtarive financiare”, dhe ”Prodhim dhe shitje l ëndësh n arkotike”.

Gjithashtu, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për administratorin e subjektit, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, dhe masa administrative 10.000, për 23 klientë, të konstatuar në subjekt. Gjatë kontrollit të ambientit, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lëndë narkotike kanabis. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME