Categories Lajme

Regjisorja shqiptare emocionon me rrëfimin: Si e mora vesh që kam kancer në vezore

Regjisorja e njohur shqiptare, Vjosa Berisha, ka disa muaj që është diagnostikuar me kancer në vezore.

Në një intervistë të fundit për “Prive”, ajo ka treguar pesë datat më të rëndësishme në jetën e saj, duke përmendur ndër to 7 prillin e këtij viti, kur edhe ka kryer operimin e parë.

“Unë në mars të këtij viti e kam marr vesh që kam kancer në vezore edhe ai ka qenë një moment shumë i vështirë, si për mua, si për Fatosin, si për Lekën, si për krejt familjen sepse nuk iu kem i treguar në fillim edhe në konsulta me doktorët është sjell vendimi që duhet të operohet edhe në kohë të pandemisë ka qenë shumë vështirë me ardhë deri te ajo, unë nuk e di hala sot se qysh ka mbërritur doktori im edhe doktori në Gjermani që aq shpejt në një kohë kur ne ishim aq të mbyllur dhe udhëtimet ishin problematike, ta caktojnë datën e operacionit”, është shprehur Vjosa.

Më tej, regjisorja ka deklaruar se në jetë është mjaft optimiste për çfarëdo situate të vështirë dhe rezistenca ndaj kësaj beteje ka qenë mënyra se si ajo ka ecur përpara.

 “Unë jam në jetë një person shumë praktik, diqysh krejt gjërat i marr si: Në rregull, le ta shohim se çfarë ka, sa është e vështirë, hajde tash të marrë shënime si ‘përfundoi kjo, përfundoi kjo’, dhe mendoj që edhe sëmundjet dhe çdo gjë duhet të gjej zgjidhje dhe njësoj e kam marrë edhe sëmundjen.

Së pari, kur më tha doktori se duhet të operohem, i thash: Në rregull, te shohim ku mund të gjendet zgjidhja, ku mund të gjendjen financat, qysh kemi me ia bo edhe d.m.th jemi përqendruar në atë gjë”, ka thënë Vjosa./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën e Voskopojës, makina përplas 41-vjeçarin

Aksident i rëndë në rrugën e Voskopojës, makina përplas 41-vjeçarin, transportohet me urgjencë në Tiranë…

LEXO ME SHUME