Aksident i rëndë në rrugën e Voskopojës, makina përplas 41-vjeçarin, transportohet me urgjencë në Tiranë
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth mesnatës në rrugën e Voskopojës, ku një 41-vjeçar nga fshati Gjonomadh është përplasur nga një automjet.
Si pasojë e përplasjes, 41-vjeçari ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar drejt Tiranës për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore. Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.