Liqeni i Fierzës tërhiqet nga thatësira dhe prodhimi i energjisë, zbulohen rrënojat e qytetit të vjetër
Thatësira dhe prodhimi i energjisë zbrazin liqenin e Fierzës, dalin në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të Vjetër
Thatësira e tejzgjatur dhe shfrytëzimi i ujit për prodhimin e energjisë elektrike kanë sjellë rënie të ndjeshme të nivelit të liqenit të Fierzës, duke nxjerrë sërish në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të Vjetër.
Sipas raportimeve të publikuara më 1 nëntor, prurjet e lumit Drin kanë rënë nën 80 metra kub ujë në sekondë, ndërsa agregatet e hidrocentralit vijojnë të jenë në punë, duke përshpejtuar tërheqjen e ujit nga liqeni.
Me rënien e nivelit të ujit, janë bërë të dukshme ish-qendra e qytetit, monumenti i Zogut të Parë, bunari dhe këmbët e urës së vjetër të Kukësit.
Përveç pasojave në rezervat ujore dhe prodhimin e energjisë, situata po ndikon edhe në habitatin ujor. Sipas raportimeve, qindra molusqe kanë ngordhur dhe kanë mbetur në brigjet e liqenit.
Dalja në sipërfaqe e rrënojave të Kukësit të Vjetër është një fenomen që rikthehet në periudhat e thatësirës së zgjatur, ndërsa këtë vit ato janë shfaqur dy herë brenda dhjetë muajve
