Categories Lajme

Muzina e Sarandës, fshati pa fëmijë ku jetojnë vetëm 70 të moshuar

Me largimin e të rinjve dhe çifteve të reja në fshatin Muzinë të Sarandës nuk ka më asnjë nxënës. Me largimin e tyre jashtë shtetit dhe shkolla është shkatërruar. Vetmja dëshmi që në këtë ndërtesë është bërë mësim është kjo tabelë.

Në fshat kanë mbetur rreth 33 familje me nga një a dy pjesëtarë. Të gjithë mbi 60 vjeç.“Vetëm mosha e tretë. Unë jam 68 vjec, të gjithë mbi 60 vjeç jemi”. “Unë nuk kam asgjë. Jam vetëm fare gruaja me ka vdekur marr 140 mijë lekë pension e me ato jetoj. Nuk kam as shtëpi. Jetoj në shtëpinë e nje bashkë fshatari. Gatuaj vet sa kam këmbë e duar… i laj rrobat vet i hedh atje ne ujë”.

“E bezdishme është. Vetëm jetoj, vetë gatuaj sado që të gatuaj unë një byrek se bëj dot. Gruan e fëmijët i kam në Janinë. Të rinjtë kane ikur komplet, u hapen kufijtë e ikën se edhe kurbeti bixhoz është lloftari”. Pjesa me e madhe e tyre ecin me ndihmën e bastunit në këtë rrugë për të cilën apelojnë të rregullohet. “Ç’të bëj do kaloj nga të kaloj të iki me avion të shohësh pak më lart si është. Na ruan zoti mos të biem në shesh tani që jemi e me tension”.

Këta banorë kanë probleme dhe me linjat tensionit të lartë. Prej amortizmit të tyre ju janë djegur dhe elektro-shtëpiaket. “Na digjen televizorat se linja është e kohës babaqemos, na thane do ta ndërrojnë se kane vënë ngjitur telat e telefonave me të dritave e ato bëjnë mase e mbetemi pa drita”. Ankohen dhe për mungesën e linjave të transportit.

“Tani na kanë hequr edhe autobusat edhe ose mezi ikim në Sarandë se nuk na marrin ose nësë ikim mbetemi atje se nuk ka me autobusa linje”. Muzina është një fshat me histori. Ndodhet Syri i Kaltër një burim ujor me ngjyrë të kaltër. Ndërsa brenda në fshatin kodrinor ndodhet dhe ky rrap që gëzon statusin e monumentit të natyrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME