Categories Lajme

Myftinia e rrethit Vlore Simpozium per vlerat e ramazanit

Në kuadër të afrimit të muajit të Bekuar të Ramazanit, Myftinia e Vlorës, zhvilloi një program fetar në ambientet e qendrës kulturore “Labëria” me titull: “Mirë se vjen Ramazan”.

Ky program mblodhi së bashku besimtarë të shumtë, imamë e myezinë të qytetit, veçojmë këtu pjesëmarrjen e Nënkryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Z. Taulant Bica.

Nën një atmosferë të ngrohtë shpirtërore, aktiviteti u hap me leximin e disa ajeteve Kuranore nga Imami Ervis Bilali, për të vijuar më pas me fjalën përshëndetëse të Myftiut të Vlorës, z. Armand Asllani, i cili falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe u ndal në veçoritë e muajit të Ramazanit si dhe mënyrën sesi duhet të presim e ta kalojmë ne si besimtarë.

Më tej, të pranishmit i përshëndeti edhe Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Z. Taulant Bica, i cili pasi falenderoi organizatorët për këtë event kaq të rëndësishëm, ndau me të pranishmit rëndësinë e këtij muaji të madh që po na afron.

Programi vijoi më tej me referimin e Myftiut të Sarandës, Z. Bledar Mulla, më pas me referimin e Dr. Petrit Leka dhe Imam Mirandi Shehajt.

Në këtë aktivitet nuk mumguan as surprizat nga fëmijet, të cilët na falën emocion me zërin e tyre të bukur duke kënduar Kur’an dhe poezi rreth muajit të madh të Ramazanit.

Lusim Allahun që të na mundësojë ta arrijmë muajin e madh të Ramazanit me shëndet të plotë, të na e lehtësojë agjerimin në muajin e Ramazanit dhe të na e pranojë atë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME