Categories Lajme

Myrteza Çaushaj nuk i japin dosjen e dënimit, ndërhyn ILD, Zani gati kërkesën tjetër për tu liruar me kusht

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, ka ndërhyrë për të zgjidhur një situatë burokratike të punonjësve të arkivit të gjykatës së Tiranës, të cilët refuzuan ti japin dosjen penale të dënuarit Myrteza Çaushaj.

Çaushaj, ose siç njihet ndryshe si “Zani i Vlorës”, i cili prej një viti synon të fitojë lirimin me kusht, tashmë ka vendosur ti hyjë seriozisht me themel çëshjes së lirimit nga qelia.

I konsideruar si i forti i Vlorës, Çaushaj ka kërkuar në arkivën e Gjykatës së Tiranës, të gjithë dosjen penale, të dënimit të tij me burgim të përjetshëm.

Kërkesa është depozituar nga vetë Çaushaj, qysh prej muajit Mars 2021 në sekretarinë e gjykatës, por punonjëset e arkivës nuk kanë pranuar të japin aktet e dosjes hetimore me argumentin se të gjitha materialet ndodheshin në arkivën e gjykatës së Tiranës, në Lundër.

Mirëpo pas kësaj përgjigje nga zyrtarët e gjykatës Tiranës, Myrteza Çaushi, i është drejtuar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, duke u ankuar për mos përmbushjen e detyrës nga ana e punonjësve të arkivës së gjykatës së Tiranës.

“Ora News”, disponon dokumentet ku pas ankesës në ILD dhe ndërhyrjes së kësaj të fundit, kancelari i Gjykatës së Tiranës Donald Xhelili, njofton Myrteza Çaushaj, se aktet h etimore të dosjes penale të d ënimit të tij me burgim të përjetshëm janë gjetur në arkivën e gjykatës së Tiranës. “Ora News”,

Sekretaria e gjykatës së Tiranës ka njoftuar përfaqësuesen e Zani Çaushaj se duhet të paraqitej për të tërhequr dosjen e dënimit, por për shkak se materiali kushtonte 500 mijë lek të vjetra, përfaqësuesja ligjore e Myrteza Çaushaj nuk ka tërhequr aktet.

Pritet që në ditët në vijim, Myrteza Çaushaj, të tërheqë dosjen e dënimit dhe të riparaqesë një kërkesë të tretë në gjykatën e Korçës, duke synuar lirimin me kusht nga burgu i Drenovës. Myrteza Çaushaj, një muaj më parë dështoi nga kërkesa për lirim me kusht, e cila u rrëzua nga gjykata e Korçës, me argumentin se Myrteza Çaushaj, gjatë qëndrimit në burg nuk ishte rehabilituar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME