Categories Lajme

‘Na japin ujë me naftë, duan të na çmendin’

Ilirjan Gjuni, i cili vuan dënimin në burgun e Fierit, në një lidhje telefonike për Fax News, ka treguar kushtet ë vështira dhe shkeljen e të drejtave që iu bëhet në institucionin e vuajtjes së dënimit. Gjumi tha se të dënuarit janë të detyruar që të pinë ujë me naftë, ndërkohë që nuk iu ofrohet mundësia për kontrolle mjekësore të specializuara. Sipas tij, punonjësit e burgut, i provokojnë vazhdimisht të dënuarit, duke i detyruar që të bëjnë sjellje të pahijshme, në mënyrë që ti rrisin kohën e vuajtjes së dënimit. Ai tha se prej disa muajsh vuan nga një sëmundje e lëkurës, dhe derimë tani nuk i është ofruar mundësia e kryerjes së një vizite të specializuar.

Ai apeloi në Fax News që të shikohen kushtet në burgje, pasi bëhet fjalë për jetën e shumë personave që gjenden në këto ambiente. “Ilirjan Gjuni, jam në burgun e Fierit, problematikat janë të shumta, po përmend disa më baziket, para 7 muajsh më janë shfaqur disa shenja në lëkurë, dhe kam kërkuar që të bëj një vizitë, të më jepet një zgjidhje, gjendja e lëkurës më është përkeqësuar.

Këtu drita rri ndezur 24 orë ndezur, më ka dhënë probleme me sytë. Jo jo jo, nuk na kanë dhënë asnjë ndihmë, uji këtu është me naftë, e kupton çfarë do të thotë që të pish ujë me naftë? Unë nuk kam se ku ta ble ujin, e kupton sa kritike është situata, këto vetëm të shikojnë dhe nuk bëjnë asgjë. Kam thirrus shërbimin e kontrollut të brendshëm, kam edhe 4 muaj për të bërë. Unë jam nga Kukësi me origjinë, dhe më kanë sjellë në burgun e Fierit, këtu të trajtojnë si kafshë, kërkon juristin të vjen pas 5 muajsh. E kam sinqerisht, këtu të çmendin, shpresoj që të vini këtu dhe ta bëni pak problem. Këtu nuk është vetëm për mu, por të gjithë kanë frikë që të flasin, tani e mbrapa që fola me ju, do vështirësohet gjendja ime, çdo gjë që do kërkoj do ma vonojnë më shumë.

Kapaciteti i burgut të Fierit është 1 mijë, për momentin janë 800 veta, shumica nuk kanë mundësi që të denoncojnë se kanë frikë, unë për vete familjarët i kam jashtë, dhe nuk kam mundësi as që të më ndihmojnë. Unë dje nga pasditja 5-8, që kam të drejtë të komunikoj, nuk ma kanë nxjerrë telefonin, edhe pse është e drejta ime. Këtu të pengohet e drejta e telefonit, a kupton? Të lënë të shkosh deri në atë gradë sa të çmendesh, dhe të bësh veprime të pahijshme, po bëj 8 vite nëpër burgje, u mërzita tani, por nuk bie në grackën e tyre”, u shpreh Gjuni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alternime kthjellimesh dhe varënsira mesatare, si do ndryshojnë temperaturat sot

Alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, si do ndryshojnë temperaturat sot Ditën e sotme vendi ynë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu bë atentat me armë zjarri teksa po pinte kafe, ndërron jetë 44-vjeçari shqiptar në Bruksel (EMRI)

44-vjeçari shqiptar, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, 28 prill,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME