Categories Lajme

“Na rrezikohet jeta nëse nuk i japim lekët”, arrestohen nënë e bir që mashtruan 72-vjeçarin

Nënë e bir janë arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi ishin shpallur në kërkim për mashtrim ndaj një 72-vjeçari të cilit i kishin marrë një shumë parash.

E.L. 29 vjeç dhe L.L. 62 vjeçe nga fshati Mali i Jushit në Vaun e Dejës, i kishin marrë 5 milionë Lekë të vjetra 72-vjeçarit J.Q. duke e mashtruar.

Të dy kishin shkuar në banesën e tij me motor dhe ju prezantuan si nënë e bir duke i thënë se kishin pësuar aksident rrugor dhe i duheshin 5 milionë Lekë. Sipas tyre, paratë i duheshin sepse u rrezikohej jeta nga pronari i mjetit, me të cilin ishin përplasur.

Ka qenë vetë 72-vjeçari që i kishte kallëzuar më pas në policia. Hetimet zbuluan mashtrimin dhe ndaj 62-vjeçares ka një dënim me shërbim prove 5 vjet, ndërsa djali i saj është dënuar me 3 vjet burg për mashtrim. Vendimet për nënë e bir janë dhënë më 7 Mars 2022.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME