Categories Lajme

“Na thanë paguani 3 milionë lekë ose do bëjë 3 muaj burg”, bashkëshortja e të dhunuarit: Ne shesim speca, jo…

Ditën e djeshme, një qytetar nga Elbasani, i quajtur Amarildo Hoxha 28 vjeç, ka denoncuar d hunën e policisë së Lushnjës të ushtruar kundrejt tij në autostradën Lushnjë-Fier. Ai sapo ishte kthyer nga furnizimi që kishte bërë për biznesin e tij.

Pamjet e rënda të dhunimit të tij, ishin shokuese për opinionin publik, gjë që më vonë nxiti edhe reagimin zyrtar nga ana e policisë e cila me anë të një deklarate sqaronte se shtetsi në fjalë kishte k anosur dhe d hunuar efektivët e policisë.

Por bashkëshortja e Amarildo Hoxhës, Elisjana Hoxha thotë se një gjë e tillë nuk ishte e vërtetë, pasi deklaron se burri i saj në asnjë moment nuk kishte dalë nga makina për të ushtruar dhunë ndaj efektivëve.

Më tej shton se në komisariat i ishin kërkuar të paguanin gjobën prej 3 milionë lekësh ose që bashkëshorti i saj të bënte 3 muaj b urg.

Ajo shtoi se arsyeja kresore përse policia kishte dhunuar bashkëshortin e saj është fakti se ky i fundit kishte ndezur telefonin dhe ishte munduar t’u bënte video gjatë kohës që po i kërkonin rryshfet.

Elisjana Hoxha:  Burrin e mora në mëngjes në telefon, nuk e hapte. Mora prindërit e tij në telefon, edhe ata nuk dinin gjë. Pastaj një mik na tha që ishte në burg se kishte sharë policin.

Kur shkuam në polici na thanë që ai kishte ofenduar punonjësin dhe ose do të bënte 3 muaj burg, ose do të paguante 3 milionë lekë gjobë. Ne i thamë që të paguanim gjobën dhe të iknim të mbaronim punë.

Ndërsa burrin e kishin mbajtur mbyllur në birucë dhe e kishin qëlluar. Kaq di unë se as nuk na njoftuan.

Jeni e bindur që bashkëshorti juaj nuk i është kthyer punonjësve të policisë?

Jam e bindur se aty janë katër kamera dhe sot do të shihen ato. Ai ka qenë në makinë dhe nuk ka dalë nga makina. Ai tha se i kishin hapur derën me forcë dhe më pas e kishin rrahur. Më pas një nga policët e kishte marrë dhe e kishte cuar në komisariat.

Policia deklaron se bashkëshorti juaj nuk kishte pranuar të jepte kartën e identitetit?

Ata kishin marrë çdo gjë, me kartë identiteti, me patentë e me makinë, të gjitha.

Pse punonjësit e policisë reaguan në këtë mënyrë?

Sepse ai po bënte video, pasi cdo ditë i kërkonin lekë. Se tani nuk i dilet përditë duke u dhënë lekë atyre. Ai u jepte lekë se i gjenin ndonjë pretekst. Shkon cdo ditë andej. Po të ishte ashtu do ta kapnin edhe policia e Fierit se ai nuk ka një mjet por 5 makina për këtë punë.

Unë dua të drejtën time. Dua të vihet drejtësia, sepse burri im nuk kishte as armë e as drogë me vete. Nuk merret një që shet speca me policat.

Ne kundër shtetit nuk kemi dalë asnjëherë. Po bën mbi 10 vite që merret me këtë punë, merrej me fugon fruta perime. Fëmijët e përjetuan shumë keq.

Vjehrrin e kam me 5 unaza desh ra në tokë në komisariat, tha do marr hak për këtë që kam bërë. Nëse burri im shet d rogë ta marrin atje e ta v rasin, po jo ky shet speca e ta marrin ta rrahin ashtu. Ky mu betua për kokë të fëmijëve që nuk kishte zbritur nga makina./faxweb.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME