Categories Lajme

Naftëtarët e Ballshit: S’i dhanë lekët, të hënën protesta, zaptojmë rafinerinë

Të zhgënjyer nga fakti që sërish nuk u mbajt premtimi, naftëtarët e Ballshit mesditën e sotme janë mbledhur përpara rafinerisë. Naftëtarëve iu premtua se javën që po mbyllet do të merrnin një nga pagat e prapambetura, por deri sot në llogaritë e tyre nuk ka kaluar asnjë qindarkë dhe nuk morën asnjë shpjegim.

Ata u shprehën për Abc News se në fillim të javës që vjen do të rinisin protestat, pasi administratorët nuk e mbajtën fjalën. Kreu i Sindikatës Sokol Dauti dhe naftëtarët u shpreh se protesta do të përshkallëzohet deri në mësymje dhe zaptim të uzinës, raporton gazetarja e Abc News në Ballsh, Valbona Davidhi.

Por ky nuk është problemi i vetëm. Ata kanë filluar firmosjen e kontratave individuale, por sipas tyre ka një problem, pasi administrata nuk u ka dhënë një kopje. Kjo ka bërë që naftëtarët t’i druhen faktit se rafineria mund t’i marrë me kushtet e tyre dhe jo me ato që kanë qenë deri tani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME