Categories Lajme

Naftëtarët tentojnë të ‘mësyjnë’ në uzinë, kërkojnë të marrin librezat e punës

Naftëtarët e Ballshit janë duke zhvilluar protestën e tyre përballë uzinës së rafinerisë së naftës në Ballsh. Të revoltuar ata kërkojnë të hyjnë në ambientet e brendshme të uzinës, në mënyrë që të marrin librezat e tyre personale të punës. Gjatë tubimit të ditës së sotme mungojnë forcat e policisë, ndërkohë që perimetri i jashtëm i rafinerisë është në mbrojtje të policisë private të kontraktuar nga kompania. Ajo që bie në sy gjatë protestës së sotme është përkrahja që u është bërë naftëtarëve nga sindikata e fermerëve të zonës.

Nën thirrjet se “Rafineria është  e naftëtarëve”, ata kërkojnë të hyjnë në uzinë dhe të marrin librezat e punës në mënyrë që të arrijnë të marrin përkrahjen sociale. Kujtojmë se një pjesë e naftëtarëve ndodhen ditën e sotme në ditën e 16 të grevës së urisë, ku disa prej tyre për shkak të problemeve shëndetësore janë detyruar të dalin prej ngujimit në gjendje të rënduar të shëndetit fizik.

Qeveria është shfaqur indiferente ndaj problemit të tyre duke e shpallur një problem të brendshëm të kompanisë. Nga ana tjetër naftëtarët kanë deklaruar se nuk do të reshtin së protestuari për të drejtat e tyre duke përshkallëzuar protestat e tyre deri në marrjen e pagave të prapambetura dhe lidhjen e kontratave individuale për rifillimin e punës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME