Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar me anë të një statusi shqiptarët se do të kenë mundësi të udhëtojnë me avionin e ri shqiptar “NAIMI”, i cili do të vihet në përdorim duke filluar nga data 29 mars.
Gjithashtu Rama ka premtuar edhe “NOLIN”, avionin që do të bëjë rrugën e Amerikës, por do të vonojë pak kohë.
Pas “LASGUSHIT” e “MIGJENIT”, ky është avioni i tretë shqiptar që do të mundësojë udhëtimet në Itali.
Rama ka kërkuar durim edhe për “FISHTËN” dhe “NOLIN”, që pritet ti shtohen flotës shqiptare.
Statusi i plotë i Ramës:
“JA EDHE NAIMI PO VJEN PAS LASGUSHIT e MIGJENIT, siç ju’a kam thënë duke marrë mbrapsht shumë nënqeshje e përqeshje, po s’ka gjë, pak nga pak do ta mësojnë edhe nënqeshësit e përqeshësit se UNË THEM ATË QË BËJ DHE BËJ ATË QË THEM
Tani po ju them PAS NAIMIT VJEN FISHTA dhe mirëpres me buzëqeshje çdo nënqeshje e përqeshje
(Se mos thotë ndonjëri që e kam harruar Nolin Jo, gabon, por NOLIT I DUHET ZGJATJA E PISTËS sepse do tbëjë AMERIKËN prandaj më duhet ta mbyll me atë fjalën magjike, që aq shumë inat e kanë shumë miq këtu: DURIM)
