Categories Covid-19

Nami në Vlorë 26 raste, MSH: 301 persona të infektuar nga Covid-19, 4 pacientë ndërrojnë jetë

Minsitria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme 301 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërkohë që janë kryer 1407 testime. Sakaq bëhet me dije se kanë ndërruar jetë 4 persona, ndërkohë që të shtruar në spital janë 255 persona. Ministria e Shendetesise: Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1407 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 301 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 58 qytetarë, duke e çuar në 10225 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:  144 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë,  27 raste në Fier, 26 raste në Vlorë, 12 raste në Berat, 10 raste në Elbasan, 7 raste në Durrës, 6 raste në Gramsh, 5 raste në Patos, 4 raste në Kavajë, 3 raste në Dibër, Roskovec,  2 raste në Shkodër, Devoll, Has, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Klos, Skrapar, Ura, Vajgurore. 1 ras në Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, Bulqizë, Memaliaj.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 56 vjeçare nga Fieri, një 60 vjeçare nga Lezha, një 69 vjeçare nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Korça.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim. Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME