Categories Lajme

NASA: Këtë të mërkurë një asteroid 2 km i gjerë do kalojë pranë Tokës

Nga “Zëri Amerikës”- Një asteroid me një gjerësi prej më shumë se dy kilometra do të kalojë pranë tokës të mërkurën. Shkencëtarët me agjencinë amerikane të hapësirës, NASA, thonë se objekti qiellor nuk përbën kërcënim për planetin. Asteroidi njihet si 1998 OR2, i emëruar për vitin kur u zbulua. Objekti do të kalojë në një distancë prej 6.3 milion kilometra larg Tokës që është rreth 16 herë sa distanca mes Tokës dhe hënës. NASA thotë se në bazë të standardeve astronomike, kjo distancë e klasifikon asteroidin si objekt pranë tokës dhe ja vlen të shikohet. Agjencia e hapësirës i konsideron objektet që kalojnë në perimetrin prej 48 milion kilometrash të planetit tonë si objekte afër tokës. NASA ka një zyrë të posaçme për koordinimin e mbrojtjes së planetit, e cila gjurmon objekte të tilla dhe trajektorën e tyre në hapësirë. Zyrtari i lartë në NASA, që studion objektet pranë tokës, Paul Chodas thotë në faqen zyrtare të agjencisë se ata besojnë se kanë zbuluar dhe gjurmuar rreth 90 përqind të objekteve pranë tokës që kanë të paktën një kilometër gjerësi dhe mund të përbëjnë kërcënim për planetin tonë.

Ai thotë se asnjë prej këtyre objekteve hapësinore nuk përbën kërcënim domethënës për tokën. Zyrtari i lartë me agjencinë e hapësirës, Lindley Johnson,thotë se çdo objekt që rrezikon tokën, i një madhësie për të bërë dëme të konsiderueshme, është jashtëzakonisht i rallë, por i pashmangëshëm. Shkencëtarët thonë se nëse identifikohet një objekt i tillë, ata kanë plane të ndryshme për mbrojtjen e hershme, në varësi të kohës. Ndër këto plane janë edhe përdorimi i anijeve hapësinore për të ndryshuar me sukses kursin e objektit larg tokës dhe nëse nuk premton koha, përdorimi i armëve bërthamore për ta coptuar apo shkatërruar objektin hapësinor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME