Categories Kuriozitete

NASA ofron 35,000 dollarë për krijimin e tualetit që funksionon në Hënë

NASA ka ofruar 35,000 dollarë për krijimin e një tualeti që mund të përdoret në Hënë, si pjesë e planit të saj ambicioz të rikthimit të astronautëve në Hënë deri në vitin 2024, Dizajni fitues raportohet se do të përshtatet në sondën e uljes Artemis dhe nevojitet të funksionojë në kushte mikrograviteti ose në “zero-g”. Në hënë graviteti është thuajse sa një e gjashtë e forcës në tokë.

Misioni i ardhshëm do të përfshijë astronautë meshkuj e femra kështu që dizajni i tualetit duhet të akomodojë të dy sekset. NASA thotë se dizajni gjithashtu duhet të ruajë “lëndën” për të ruajtur një “ambjent të pastër dhe pa aroma apo kontaminues të tjerë”.

“Pikë shtesë do të fitojnë dizajnet që mund të kapin edhe të vjellën pa qenë nevoja që anëtarët e ekuipazhit të fusin kokën brenda tualetit”, thuhej më tej mes udhëzimeve. Tualeti duhet të përballojë nevojat e dy astronautëve për 14 ditë dhe të lejojë transferimin e lëndës së grumbulluar jashtë mjetit.

Zakonisht një tualet në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor është sa një dollap i vogël. Çmimi i parë është $20,000 ndërsa i dyti e i treti janë respektivisht nga $10,000 e $5,000. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 17 gushti, ndërsa fituesit do të shpallen në tetor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME