Categories Lajme

NASA: Pesë vitet e fundit më të nxehtat që nga 1880

Pesë vitet e fundit kanë qenë më të nxehtat që nga viti 1880, një rekord i regjistruar nga NASA, pra gjatë 140 viteve që bëhen matjet e temperaturës.

Në komunikimin e tyre, të dyja agjencitë theksojnë se viti 2019 ishte në vendin e dytë pas vitit 2016 për rekordin e temperaturave tokësore, duke konfirmuar trendin e ngrohjes afatgjatë të planetit.

“Për fat të keq presim shumë ngjarje ekstreme të motit në vitin 2020 dhe në dekadat e ardhshme” thotë Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore Meteorologjike (Wmo) Petteri Taalas duke theksuar se “me emetimet e tanishme të gazrave serë janë në rritje.

‘’Temperatura mesatare globale, është rritur rreth 1.1 gradë Celsius që nga epoka para-industriale dhe nxehtësia e oqeanit është në një rekord të lartë”, deklaroi ai.

Vitin e kaluar, temperaturat ishin 0.98 gradë Celsius më të ngrohta se mesatarja e viteve 1951-1980, sipas shkencëtarëve në Institutin Goddard të NASA-së për Studime Hapësinore (GISS) në Nju Jork.

“Dekada që sapo përfundoi është qartë dekada më e nxehtë ndonjëherë”, komenton drejtori i GISS Gavin Schmidt, duke theksuar se “çdo dekadë që nga vitet 1960 ka qenë qartë më e nxehtë se ajo e mëparshmja’’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME