Categories Showbiz

Nata nuk mbaroi aty: Bora mori lajmin më të ëmbël pas takimit me Donaldin

Bora Zemani dhe Donald Veshaj u takuan mbrëmjen e së premtes në “Big Brother VIP”. Takimi i tyre nisi me një përqafim të gjatë, u shoqërua me shumë emocione dhe u mbyll me një puthje. Ky takim është bërë viral kudo në rrjet, ndërsa së fundmi është komentuar nga vetë Bora gjatë puntatës së sotme të “Përputhen”.

Të gjithë konkurrentët bashkë me opinionistin uruan moderatoren, e cila tha se e gjithë ngjarja ishte shumë e papritur për të. Përpos Donaldit ajo u ndal dhe te Semi e te një mikeshë e tyre. “Nuk dua të përmend vetëm Donaldin, por dhe marrëdhënien me shoqen e ngushtë, Semin. Nata ime nuk mbaroi aty se shoqja jonë tjetër e ngushtë lindi po atë natë”, u shpreh Bora.

Opinionisti Arjan Konomi vazhdoi ta pyeste në lidhje me Donaldin, por moderatorja tha e emocionuar: “Ishin shumë emocione të bukura dhe për mua realisht. Nuk e di çfarë të them se deri diku e prisja që do ngacmohesha edhe për këtë pjesë, por deri në atë pikë nuk e mendoja se do të shkonte. Kam shumë pikëpyetje për vete. Mos më vër më shumë në siklet”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Zgjidhen 5 finalistët e BBV3. Ata përfitojnë secili 10 mijë euro

Brother Albania VIP 3 do të ketë 5 finalistë ndërkohë që nga fundi i prime…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Amos Zaharia flet për divorcin e motrës së tij nga Princi Leka

Aktori i njohur Amos Zaharia ka folur për herë të parë në lidhje me divorcin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ikën Buçko, vjen Robert Aliaj, sfidë e fortë mes Florjan Agalliut dhe Valer Kolnikajt pas televotimit

Robert Aliaj Dragot është fermeri më i ri V.I.P. që i bashkohet eksperimentit social, unik…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ja kë sheh fitues ish-banorja, një rrëfim i sinqertë nga Rike Roçi: Në Itali jam bullizuar…

E ftuar sot në Top Albania Radio, Rike Roçi ka komentuar rrugëtimin në “BBV3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Mes aludimeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin…

Erjola Doçi pas aludimeve se ka pasur diçka jashtë me Reomeon dhe pas daljes së…

LEXO ME SHUME