Categories Lajme

NATO do të mblidhet sot në takim urgjent

Vendet anëtare të NATO-s do të mbajnë një takim të veçantë më 4 shtator për të diskutuar helmimin e liderit rus të opozitës, Alexei Navalny, me një agjent nervor të kategorisë ushtarake. Aleanca ushtarake perëndimore, prej 30 anëtarësh, pritet që zyrtarisht t’i bëjë thirrje Rusisë për të kryer një hetim të plotë dhe transparent, por ndonjë masë më konkrete nuk ka gjasa të njoftohen menjëherë. Gjermania më 2 shtator tha se testet siguruan “prova të qarta” se kritiku i Kremlinit i ishte helmuar me një agjent nervor Noviçok.

Navalny, 44 vjeç, u sëmur gjatë një fluturimi nga Siberia në Moskë më 20 gusht, duke detyruar aeroplanin me të cilin po udhëtonte të bënte një ulje emergjente në Omsk, ku ai kaloi dy ditë në spital para se të evakuohej në Gjermani. Ai tani po trajtohet me respirator dhe është në gjendje kome mjekësore të detyruar në një njësi të kujdesit intensiv në Spitalin “Charite” në Berlin. Gjermania po kërkon nga partnerët e saj të BE-së dhe NATO-s një reagim të përbashkët kundër Rusisë, pasi kancelarja Angela Merkel e përshkroi rastin e Navalny si një “vrāsje në tentativë nga helmimi”.

BE-ja po shqyrton sanksionet e mundshme ndaj Rusisë. Në Uashington, Këshilli Kombëtar i Sigurisë tha se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me aleatët “për t’i mbajtur në përgjegjësi ata në Rusi, dhe për të kufizuar fondet për aktivitetet e tyre malinje”. Në Kongres, ligjvënësit i bënë thirrje administratës së presidentit amerikan, Donald Trump të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME