Categories Lajme

Ndahet nga jeta aktivistja socialiste në Tiranë, PS: Familja jonë humbi një grua të përkushtuar

Ndahet nga jeta Eva Dura, e cila njihet si një nga aktivistet e PS në njësinë 5 në Tiranë. Lajmin e hidhur për ndarjen e saj nga jeta e kanë dhënë miqtë me dedikime në rrjete sociale si dhe faqja e njësisë nr.5 të cilët shprehin ngushëllime për ikjen e saj para kohe nga kjo jetë. “Eva Dura ka ndërruar jetë! Komuniteti dhe familja socialiste humbën një grua të përkushtuar! Familja e saj humbi bashkëshorten dhe nënën! Ngushëllimet më të sinqerta për largimin para kohe të kësaj gruaje të veçantë”, shkruan njësia nr.5 e PS-së në Tiranë.

Anila Çobani, teksa i shpreh ngushëllimet familjes ka treguar dhe përplasjen me ish-drejtorine Policisë Bashkiake Florenc Hoxha, pasi ajo dhe Dura kishin marrë urdhrin për pushimin nga puna.

“Ike shpejt nga jeta, kolegia ime, mikja ime EVA DURA!  Gjithkush e kujton incidentin në zyrën tonë në Bashkinë e Tiranës me Florenc Hoxhën, ku si shqiponjë u ngrite të më mbroje me trupin tënd të brishtë! Gjithkush nga Socialistet e Njësisë 5 do e kujtojë aktivisten, komisioneren e paepur në betejat më të vështira të PS! Motra ime, u prehsh në Paqe”, shkruan Çobani. Eva Dura, njihet si një nga socialistet e orëve të para.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME