Categories Lajme

Ndahet nga jeta diplomati dhe publicisti i njohur Shaban Murati

Sot në orët e para të mëngjesit të 14 shkurtit u nda nga jeta diplomati shqiptar Shaban Murati, në moshën 79-vjeçare.

I lindur më 2 shtator 1945, Murati ishte një figurë e spikatur në diplomacinë dhe publicistikën shqiptare, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e politikës së jashtme të vendit.

Gjatë karrierës së tij të gjatë diplomatike, Shaban Murati shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Islandë.

Ai ishte gjithashtu drejtues i Akademisë Diplomatike të Republikës së Shqipërisë, duke luajtur një rol kyç në formimin e brezave të rinj të diplomatëve shqiptarë.

Përveç angazhimeve diplomatike, Murati ishte një autor i njohur, duke publikuar një sërë librash dhe analizash mbi çështjet e Ballkanit, diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ndër veprat e tij më të spikatura janë “Serbia kundër Serbisë: analizë e një gjysmërevolucioni të lënë përgjysmë” (2004), “Enigmat diplomatike të pavarësisë së Kosovës: fletë nga ditari i një ambasadori” (2007) dhe “Vetëvrasja diplomatike e Shqipërisë dhe Kosovës” (2021).

“Ta duash Shqipërinë si Shaban Murati!

Këtë mëngjes të hidhur u nis për shtegtimin e fundit diplomati, publicisti dhe njeriu i rrallë, Shaban Murati.

Sa e deshi ai Shqipërinë, e ka të gdhedur në veprat e tij të shumta dhe të rralla të lloji të tyre, të cilat janë dhe do të mbeten referenca të forta të debateve mbi identitetin shqiptar, gjeopolitikën, marrëdhëniet ndërkombëtare, europiane é rajonale.

Është tronditëse për mua të pranoj që nuk do ta takoj më një mik kaq të vyer. Për shumë nga qëndrimet e mia publike, këshilla dhe meraku i tij ka qenë përtej së zakonshmes.

Mirënjohja për praninë e tij në rrethin e njerëzve më të dashur të jetës sime, do të jetë deri në fund të jetës sime!

I lehtë dheu, i dashur Shaban!

Ngushëllime të thella familjes, të afërmve, miqve é kolegëve, dhe të gjithë atyre që e njohë , e deshën dhe e çmuan personalitetin e tij”, shkruan deputetja Flutura Açka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 19 Mars 2025

Dashi Mos lejoni që të mashtroheni nga fjalët e bukura të një ish-it tuaj, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje të reja/ “Shtëpia e barit” në Tiranë, ja kush janë dy vëllezërit e arrestuar dhe punonjësi i OSHEE-së

Policia e Tiranës ka reaguar për zbulimin një shtëpie bari në Laknas. Blutë thonë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I zhdukur prej ditësh, 40-vjeçari gjendet i pajetë në liqenin e Mushqetasë

Mëngjesin e kësaj të mërkure në liqenin e Mushqetasë është gjetur i pajetë 40-vjeçari I.V.,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi e kanosi gruan, arrestohet 38-vjeçari në Dibër. Në shtëpi iu gjetën armë, granata e eksploziv

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë, menjëherë pas denoncimit të një shtetaseje, për dhunë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Masat e sigurisë ndaj punonjësve të OSHEE, Zbardhet skema si përfitonin në mënyrë të paligjshme nga abonentët

Si rezultat i një hetimi disamujor, me metoda proaktive, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë…

LEXO ME SHUME