Categories Lajme

Ndahet nga jeta i afërmi i biznesmenit Ndroqi, gruaja e tij mesazh prekës (Nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese)

Është ndarë nga jeta në moshë të re, i afërmi i biznesmenit Ylli Ndroqi, si pasojë e Covid 19. Ladi Pasmaçiu, është prekur pak javë më parë nga Covid dhe nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, pavarësisht moshës së re, dhe faktit që nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese. Mësohet se Pasmaçiu e ka marrë virusin në spitalin francez në Tiranë, ku kishte çuar bashkëshorten e tij për t’u kuruar, ndërkohë që po nga Covid ka ndërruar jetë disa ditë më parë dhe babai i tij.

Një mesazh prekës për largimin e parakohshëm të tij nga jeta e ka bërë dhe bashkëshortja e Ylli Ndroqit, Mimoza, e cila shkruan se sot është një ditë tragjike për të gjithë familjen. Ladi Pasmaçiu ishte i shtruar prej disa ditësh në spitalin Infektiv në Tiranë, ku nuk mundi ti mbijetonte dot sëmundjes së rëndë.

“Ladi asnjeher sdo te harrojm vlla, shume shpejt u largove nga kjo jete, ste erdhi keq per Dianen bashkeshorten tende qe cdo hap te jetes ajo ka qen bashke me ty, po per djemte mor Ladi pa i drejtuar ne jete per ti dhene timonin qe ata ta dinin si ta drejtonin.

Pse mendove te ikesh kaq shpejt se nenen dhe baben e ke respektuar aq sa jo cdo djal mund ta bente kete, asnjehere nuk dije te prishje qef me asnjenjeri, sa here te thonim Ladi duam kete apo ate, dhe ti me vrap vije me shum dashuri i beje per njerezit,nuk e dij nuk kam fjale te betohem ne zot na ke shokuar te gjitheve. Yllit nuk i pushojn lotet nga mengjesi i dites se sotme e deri ne kete moment qe po i drejtohemi baneses se fundit qe do te shkosh ti. Qofsh i xhenetit shpirti jot te prehet ne paqe”, shkruan Mimoza Ndroqi në postimin e saj prekës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME