Ndahet nga jeta në moshën 67 vjecare anëtari i shoqatës Atdhetare Sazani Petrit Menaj.
E papritur por një atak i rëndë ja rrëmbeu jetën. Humbëm njeriun e mire, oficerin trim, patriotin dhe atëdhetarin e paepur. Petriti lindi në Drashovicë të Vlorës në vitin 1953. Mbas mbarimit të shkollës së lartë të oficerave u emërua në Sazan ku punoi disa vite, u transferua në Karaburun etj.
U shqua për përgatitjen profesionale për përkushtimin dhe këmbnguljen në kryerjen e detyrave. Petriti nuk mund ti duronte padrejtësit e kohës dhe me fillimin e luftës së Kosovës u inkuadrua në radhët e saj me disa detyra stërvitje trupash dhe veprime të tjera operative. Ishte një mik i ngushtë i Ali Ahmetit. Ishte autor i disa librave, ku libri i tij i fundit u promovua me 22 Tetor 2020 me një event shumë mbreslënës. Petriti i donte shume shoket dhe bashkeluftetaret e tij sidomos ne ,
Nuk të harrojmë Petrit. U prehsh ne paqe Shoqata Atdhetare Sazani. Njoftojmë të afërmit dhe miqtë se varrimi i të madhit dhe luftetarit Petrit Menaj bëhet sot me dt. 07.11.2020 në orën 14.


