Categories Lajme

Ndahet nga jeta një nga balerinat e para shqiptare (EMRI)

Është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare njëra nga balerinat e para shqiptare të Baletit të Kosovës, Esma Mulla.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë me anë të një postimi të publikuar në Facebook. MKRS më tej thekson se populli shqiptar ka humbur një artiste të madhe që kontribuoi shumë në art e kulturë.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin se u nda nga jeta Esma Mulla, njëra prej balerinave të gjeneratës së parë të Kosovës.

Mulla ka qenë pjesë e Baletit në Kosovë qysh prej themelimit ndërsa me performancat e saj, ka shënuar kthesë jetike jo vetëm për baletin por për vrullin teatror dhe rritjen e vlerave kulturore në Kosovë. Ka qenë e njohur për një mori rolesh dhe shfaqjesh si “Legjenda mbi ngadhënjimin“,“Vallja pranverore“, “Bolero dhe Shtrausiana“.

Sot humbëm një person me vlera të çmuara që kontribuoi pareshtur për artin e vallëzimit dhe teatrit në veçanti, por edhe për kulturën e vendit tonë në përgjithësi.
Ngushëllime familjes së Esma Mullës, miqve dhe komunitetit artistik! , njofton Ministria e Kulturës së Kosovës.

E lindur, më 22. 09. 1952, në Pejë, Esma Mulla ishte njëra nga artistet e Dukagjinit që ka dëshmuar jeh skenik në dërrasat e teatrit, gjersa po sendërtohej kultura e hapit skenik të gjinisë femërore. Ajo ishte brezi i art gjinor, e para e kualifikuar në shkollën e baletit, në Shkup. Në TPK do të hapërojë skenikisht që nga vitet 1972.

Aseti performativ i saj do të shënojë kthesë jetike për vrullin teatror. Ishte fabul jetike për një mori rolesh dhe shfaqjesh: “Legjenda mbi ngadhënjimin“, “Vallja pranverore“, “Bolero dhe Shtrausiana“, “Interplay” (Zana) “Coppelia”, “Era dhe Kolona”,“Kënga e Rexhës”,“Romeo dhe Zhulieta”, “Besa“, “Carmen”, “Balloja e Kadetëve”, “Zef Lush Marku”, “Don Kishoti”, “E bukura More”, “Peter Pani”, “Loja e Sizifit”, “Fyelltari”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME