Categories Lajme

Ndahet nga jeta piktori i njohur Petro Kokushta, ish-studenti i tij, Pashk Pervathi: Iku profesori

Ndahet nga jeta piktori i njohur Petro Kokushta. Lajmi është bërë i ditur nga familja e tij. E mes shumë reagimeve është dhe ai i Pashk Pervathit, ish-student i Kokushtës.

Në një mesazh Pervathi ka shprehur mirënjohje për ndihmën që i ka dhënë për karrierën artistike.

MESAZHI I PERVATHIT

“IKU PROFESORI”

Mirenjohja per Ju do mbetet gjithmone miku dhe profesori im i shtrenjte Petro Kokushta. Juve ju dedikoj karrieren time artistike. Ju thate i pari kur pate dy peisazhe te miat “Perse nuk eshte shkolluar, cfare pengesash ka ky njeri”?Ju me moret per dore ne ambjentet e Akademise se Arteve duke me prezantuar si studentin e ardhshem. Ju me bete te enderroj e te hyj gjithe entuzuazem ne rrugen qe ndjek edhe sot pa me kerkuar kurre asgje ne kembim. Gjithmone e kam permendur rolin tuaj ne formimin tim e gjithmone do ta them derisa te ritakohemi perseri. Qofsh i parajses miku e profesori im i shtrenjte, Petro Kokushta.

Ish studenti juaj

Pashk Pervathi.

Petro Kokushta ka lindur më 13 shtator 1943 në Tiranë. Është piktor shqiptar. Lindi në Tiranë në vitin 1943. Në vitet 1957-1962 ka kryer Liceun Artistik “Jordan Misja” (Tiranë), për pikturë. Më pas, në vitet 1964-1969 ka përfunduar ILA për pikturë kavaleti.

Menjëherë pas studimeve të larta, në vitin 1970 u emërua pedagog në Katedrën e Pikturës dekorative dhe monumentale në ILA, detyrë në të cilën qëndroi deri në vitin 1987, kohë kur u emërua Sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, në seksionin e arteve figurative. Ka marrë pjesë në pothuajse të gjitha ekspozitat më të rëndësishme lokale, jubilare dhe kombëtare, ku ka fituar edhe disa çmime honorifike.

Gjithashtu është pjesëmarrës në disa ekspozita ndërkombëtare, kryesisht nëpër Bienalet e kohës së para viteve ’90. Sot krijon i lirë dhe ekspozon në veprimtari kolektive, veçanërisht në edicionet e grupimit artistik “Nëntori”. Krijimtaria e P. Kokushtës kap një diapazon të mirë të gjinive të pikturës si: kompozimi figurativ, portreti, peizazhi, etj. Shumë vepra të tij gjënden sot në fondet e GKA, nëpër galeri të rretheve si edhe në koleksione private dhe institucione shtetërore.

Në pikëpamje të elementeve të formës artistike, P. Kokushta ka realizuar një pikturë realiste, por me kërkesa dhe prirje të përherëshme drejt një dekorativiteti të dukshëm koloristik, ku ngjyrat e paletës së tij i kanë sjellë pikturës që ka realizuar, një status modern dhe pothuaj jashtë normave të rrepta formale, akademike dhe skolastike. Gjithësesi, në pikëpamjen tematike piktura e Kokushtës nuk mund të dilte jashtë kornizave që kërkoi dhe imponoi koha, kur ai realizoi pjesën më të dendur, por edhe më cilësore të krijimtarisë së tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME