Categories Sport

Ndahet nga jeta sportisti i njohur shqiptar, Federata jep lajmin e hidhur(EMRI+FOTO)

Një lajm i hidhur ka ardhur mëngjesin e sotëm për sportin shqiptar. Basketbolli dhe sporti shqiptar ka humbur sot ish-gjyqtarin Rudolf Cici. Ish-zyrtari i lartë i basketbollit u nda sot nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Lajmi u dha nga Federata Shqiptare e Basketbollit. Në mesazhin e publikuar në faqen zyrtare, FSHB-ja çmon vlerat njerëzore dhe profesionale të Rudolf Cicit. I ndjeri kontribuoi për një kohë të gjatë në basketboll si arbitër, vëzhgues dhe si anëtari Kryesisë së Federatës së Basketbollit.

Mesazhi i Federatës Shqiptare të Basketbollit për ndarjen nga jeta të ish-gjyqtarit Rudolf Cici: Lamtumirë Dolfi…sot sëmundja të ndau në pabesi nga ne! Basketbolli Shqiptar, sot ka humbur një prej gjyqtarëve më të mirë, një ikonë të gjykimit të drejtë jo vetëm në fushën e basketbollit, por edhe ne jetën e përditshme, Rudolf Cici.

Sot dhe përgjithmonë, ti do të mbetesh një shembull profesional por edhe njerëzor. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, familjarëve dhe të gjithë komunitetit të basketbollit, atyre që punuan dhe që e njohën Dolfin.

Si gjyqtar, e njohim si Cici i madh që i trashëgoi pasionin djalit të tij, Gentit, i cili nën këmbën e tij, e ka përfaqësuar denjësisht dhe krenarisht. Dolfi, Anëtar i Kryesisë së Federatës, një profesionist korrekt, i cili spikaste gjithmonë për propozimet e tij sa të drejta aq edhe njerëzore sa dhe vetë ai.

Dolfi e donte basketbollin dhe nuk u largua kurrë prej tij edhe pse sëmundja filloi t’i shfaqej. Dolfi vazhdoi të vinte në pallatin e sportit si vëzhgues i ndeshjeve dhe si një njeri që e donte topin. Aq shumë e deshi basketbollin, më shumë arbitrimin, sa interesohej për çdo gjyqtar të ri që ecte në arbitrim dhe ashtu modestisht ai kurrë nuk i kursente këshillat profesionale ndaj tyre, falë karrierës së tij dhjetëra vjeçare. I paharruar qoftë kujtimi yt Rudolf Cici! Do mbetesh etaloni i mirësisë dhe profesionalizmit!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME