Categories Lajme

“Ndaj bunkerit do të përdorim mjete teknike paqësore”, Berisha: Bashën do e nxjerrim nga selia me pekule, paralajmëroj mercenarët që…

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një prononcim për mediat nga selia blu, ka thënë se protesta e 8 janarit do të jetë paqësore dhe do të përdorën të gjitha mjetet teknike për të hyrë në godinë.

Ai tha se nesër do e nxjerrin liderin aktual të PD, Lulzim Basha nga selia e partisë.

Përplasje fizike? Berisha: Se ku do të jetë peng Basha më 8 janar është punë e tij. Një gjë është e sigurt, ne nuk futemi në ndërtesë për të dhunuar asnjë njeri, përveçse paralajmëroj mercenarët që është mirë të dalin nga ndërtesa.

Në çfarë ore nis protesta dhe kur do të përfundojë?

Berisha: Protesta nis nesër në orën 12:00, realizon qëllimet dhe ky revolucion paqësor nuk ndalet.

Por nëse nuk arrini ta nxjerrin zotin Basha ka do të thotë që keni dështuar?

Berisha: Kush tha? Atë se thotë as ai vetë, ai e di që do të nxirret nesër. Ndaj bunkerit përdoren mjete teknike paqësore. Nuk do e gjuaj kush me mjete luftarake. Midis nesh nuk ka e nuk do të ketë kurrë njerëz të armatosur.

Nëse Basha refuzon të dalë nga zyra si do e nxirrni?

Berisha: Me pekule, me pekule do e nxjerrim. Ju falenderoj për punën e shkëlqyer që keni bërë. Ka qenë rast unik për mediat, për të transmetuar skena turpi të imagjinuara.BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME