Categories Lajme

Ndajmë me ju lajmin e hidhur për humbjen e parakohshme të znj Nertila Meni

Ndajmë me ju lajmin e hidhur për humbjen e parakohshme të koleges sonë znj. Nertila Meni, e cila humbi betejën me jetën nga një sëmundje e rëndë.
Nertila, që prej vitit 2013 ka punuar pranë institucionit të Prefektit të qarkut, ku ka dhënë kontributin e saj të vyer në pozicione të ndryshme. Në të gjithë veprimtarinë e punës së saj, ka treguar një shpirt të madh skuadre e bashkëpunimi si me kolegët e saj, po ashtu dhe me eprorët. Gjatë kësaj periudhe, ajo ka shfaqur aftësi të larta profesionale, si një vajzë e përkushtuar për të përmbushur detyrat e saj institucionale dhe shoqërore. Administrata e institucionit të Prefektit të qarkut, gjatë kësaj periudhe të vështirë ka ofruar gjithë përkrahjen dhe mbështetjen morale e psikologjike për të përballuar këtë betejë me jetën.
Ajo do të kujtohet gjithmonë nga kolegët, miqtë dhe të afërmit, si një njeri me virtyte të larta njerëzore, e qetë, e qeshur dhe plot energji pozitive. Nertila ishte simbol i forcës dhe kurajos për ta sfiduar sëmundjen dhe përqafuar jetën.
Në këto momente të vështira të dhimbjes e të pikëllimit, institucioni i Prefektit të qarkut Gjirokastër u përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes Meni, të afërmve dhe miqve. U prehsh në paqe!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME