Categories Lajme

Ndalohen dy vëllezërit në Bulqizë, nën hetim 3 të tjerë, u kapën duke prerë dru

Policia e Bulqizës vijon kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve mjedisore.

Gjatë një aksioni të fundit, policia ka vënë në pranga 2 vëllezër dhe proceduar penalisht 3 të tjerë, për “Prerje të paligjshme të paligjshme të pyjeve”.

Njoftimi i policisë: Në vijim dhe zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, u goditën dy raste të prerjes së pyjeve dhe si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
A. C., 23 vjeç, dhe B. C., 27 vjeç, (vëllezër), banues në Fushë-Bulqizë. Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. C.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme në vendin e quajtur “Kurora e Liqenit të Zi”, Bulqizë. Po në vijim të kontrollit të territorit janë proceduar penalisht nga Policia shtetasit G. I., dhe A. I., pasi në zonën e Gjoricës janë konstatuar duke transportuar lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME