Categories Lajme

Ndalohet 32 vjeçari që kishte kryer 11 vjedhje banesash në Vlorë

Një hajdut serial është arrestuar ditën e sotme në Vlorë. Policia ka zbardhur dhe ka dokumentuar 11 vjedhje banesash, të kryera prej tij në qytetin e bregdetar.

Në kudër të operacionit të koduar “Brava” u arrestua në flagrancë  E. D., 32 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara ka rezultuar se 32 vjeçari është autori i dyshuar i 11 vjedhjeve banesash të ndodhura më parë, konkretisht:

Më datë 29.10.2021, ka vjedhur në banesën e shtetasit T. M.
Më datë 28.10.2021, ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases Y. H.
Më datë 26.10.2021, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit K. Z.
Më datë 21.10.2021, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit M. P.
Më datë 22.10.2021, ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në banesën e shtetases V. B.
Më datë 01.09.2021, ka vjedhur në banesën e shtetasit H. C.
Më datë 15.08.2021, ka vjedhur në banesën e shtetases M. M.
Më datë 03.08.2021, ka vjedhur në banesën e shtetases L. Y.
Më datë 05.06.2021, ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në banesën e shtetasit Ç. T.
Më datë 04.06.2021, ka vjedhur disa sende me vlerë në banesën e shtetases B. A.
Më datë 31.05.2021, ka vjedhur disa elektroshtëpiake në banesën e shtetases S. A.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa prej sendeve të vjedhura dhe mjetet të cilat autori i përdorte për realizimin e vjedhjeve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME