Categories Lajme

Ndalohet “Ferrari” luksoz me targa të një mjeti tjetër. Çfarë u konstatua mbrëmë në Tiranë

Një automjet luksoz tip “Ferrari” është ndaluar mbrëmjen e kaluar teksa policia vijonte kontrollet me radar e dragera për të ndëshkuar shkelësit e rregullave.  Automjeti që drejtohej nga një 46-vjecar u ndalua në aksin Liqeni i Thatë-Astir pasi po kryente manovra të rrezikshme dhe u konstatuar që targat i përkisnin një automjeti tjetër.

Ndërkohë në zonën Sauk- Astir dhe Tiranë- Durrës, 18 drejtuesve mjetesh iu pezullua leja e drejtimit për shpejtësi mbi normat e lejuara nga 146 km/h deri në 159 km/h. Në Teg- Astir dhe përsëri në Tiranë- Durrës iu pezullua leja e drejtimit 28 drejtuesve po për shpejtësi mbi normat e lejuara kurse 7 drejtuesve për manovra të rrezikshme. Edhe brenda në Tiranë janë ndëshkuar 15 shoferë me pezullim leje drejtimi pasi ishin nën efektin e alkoolit.

Njoftimi i plotë: Policia Rrugore në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve  dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë vijon kontrollet me Radar në akset dhe segmentet rrugore ku shpesh abuzohet me shpejtësinë e në disa raste bëjnë edhe gara shpejtësie. Pavarësisht kontrolleve të shtuara nga Policia Rrugore e kryeqytetit përsëri janë evidentuar shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë dhe alkoolin në timon.

Gjatë 5 orëve të fundit në segmentin rrugor Sauk-Astir dhe rrugën interurbane Tiranë-Durrës -Tiranë, janë konstatuar nga radari 18 drejtues mjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionte nga 146 km/h- 159 km/h në rrugën interurbane Durrës – Tiranë Këtyre drejtuesve Policia Rrugore u pezulloi Lejen e Drejtimit. Po gjatë oreve të fundit në unazën e madhe në segmentin Liqeni i Thatë-Astir, është evidentuar nga patrullat e Policisë Rrugore një 46 vjeçar që drejtonte një automjet luksoz “Ferrari” i cili kryente manovra të rrezikshme në rrugë. Pas ndjekjes nga patrullat e Policisë Rrugore është bërë e mundur kapja dhe bllokimi i automjetit. Nga verifikimi paraprak i dokumentacionit rezultoi se targat e mjetit luksoz i përkisnin një automjeti tjetër. Gjithashtu në segmentin rrugor Teg -Astir dhe rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, u evidentuan dhe u ndëshkuan 28 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara por pa masë plotësuese atë të pezullimit të lejes së drejtimit si dhe 7 drejtues mjetesh për manovra të rrezikshme në rrugë. Kontrollet kanë vijuar edhe në rrugët e brendshme të kryeqytetit duke përdorur dragera, ku në këtë hark kohor janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.  Shpejtësisë dhe se të rrezikojnë jetën. Respekto rregullat e qarkullimit për të shkuar i sigurt në destinacion .

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet 43-vjeçari pasi goditi me sende të forta administratorin te “Syri i Kaltër”

Një konflikt i ndodhur mesditën e sotme në parkimin e “Syrit të Kaltër” ka përfunduar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri\ Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë 42-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë rrugor në provincën e Trentos i ka marrë jetën një 42-vjeçari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan me armë gjahu, Gjykata e Shkodrës lë në burg 64-vjeçarin!

Gjykata e Shkodrës ka lënë në qeli 64-vjeçarin, Shtjefën Ziçi i cili vrau me armë gjahu bashkëshorten…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u larë, I ati i tij ka hyrë për ta shpëtuar por e ka nxjerrë djalin në breg pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj në bashkinë Berat. 15-vjeçari Fatjon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që po lahej në Velipojë

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është regjistruar në plazhin e Velipojës,…

LEXO ME SHUME