Categories Lajme

Flet mjeku Tritan Kalo: Ja si qëndron e vërteta e dilemës së famshme

Të gjithë u habitën kur panë mjekët në Wuhan që kishin ndryshuar tërësisht nga infektimi me Covid-19 dhe rasti i tyre u kthye në një nga dilemat më të mëdha në këtë kohë pandemie. Mjeku Tritan Kalo, i cili është pranë pacientëve të infektuar me Covid për ti dhënë trajtime mjekësore ka folur për ndryshimin e ngjyrës që lëkurës që thuhet se shkakton sëmundja. Në një shkrim në Facebook, Kalo bën të qartë se nuk ka pasur asnjë rast tjetër që e vërteton, përvec mjekëve në Ëuhan që pas qëndrimin për një kohë të gjatë nën ventilim mekanik pësuan ndryshim të ngjyrës së lëkurës nga e bardhë në të zezë. Sipas mjekut, hiperpegmetimi i lëkurës në këtë periudhë të vitit lidhet me ekspozimin ndaj diellit, ndërsa në spitalin Infektiv nuk ka pasur raste që e vërtetojnë se koronavirusi ndikon në ndryshimin e ngjyrës së lëkurës, megjithatë fton cdo person që ka informacion të japë detaje mbi këtë enigmë.

Postimi i plotë: KOHË KOVIDIANE……15.08.2020….A lidhet HIPERPIGMENTIMI i LËKURËS me Infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19….Ka shumë arësye të Hiperpigmentimit të lëkurës në këtë periudhë të vitit….SHKAKU kryesor lidhet me ekspozimin e lëkurës ndaj rrezeve te diellit…..Aknet e fytyrës po ashtu në vëndet e ekzistencës së tyre para shërimit, mundet të lenë njolla të hiperpigmentimit të lëkurës.

Mjekët mendojnë prej mëse një shekulli se një ekspozim i saj ndaj rrezeve Ultraviolet të fytyrës, ndihmon edhe në luftimin e mikrobeve sëmundje-shkaktuese….Po kalimi i Infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19 a shkakton Hiperpigmentim të saj? Të vetmet raste që përshkruhen në literaturë janë ato të dy mjekëve kinezë në Ëuhan, që pas qëndrimit për një kohë të gjatë nën ventilim mekanik për shkak të gjëndjes së tyre të rëndë, kur dolën nga kjo gjëndje ishin me fytyrë të hiperpigmentuar. Një gjëndje e tillë shpjegohet me një funksion të reduktuar të mëlçisë së dëmtuar në një situatë të tillë….Po personat asimptomatikë apo ata me shënja të pakta klinike nga infeksioni prej Sars-Cov2/Covid-19, a mundet të pësojnë një hiperpigmentim të lëkurës….

NË PRAKTIKËN time me qindra të sëmurë si në Spitalin Covid-1/Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUT edhe ata të ndjekur ambulatorisht, NUKU e kam vërejtur një dukuri të tillë….NDOKUSH që ka më shumë njohuri në këtë drejtim, qoftë edhe personazh publik është i mirëpitur të kontribuojë për zgjidhjen e kësaj enigme (?!?!?!)….

Vëllezër e motra, miq e shokë, ju lutem VIJONI të Kujdeseni për veten tuaj në çdo kohë dhe kudo që gjindeni….Sars-Cov2 mbetet një virus sëmundje-shkaktues e jetë-marrës….Politizimet dhe Militantizmi i çdo ngjyre apo të çdo kahu politik në lidhje me Infeksionin Sars-Cov2/Covid-19, sjell vetëm tollovi mendore dhe na hap edhe më shumë shqetsime si Shoqëri dhe si Shëndetësi Publike dhe jo vetëm….Bashkë dhe me Mirëbesim reciprok NE do ja dalim mbanë…Together forever!!!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME