Categories Lajme

Një tjetër shtet i mbyll “portat” Shqipërisë, dalin rregullat për ata që kanë prerë bileta

Një tjetër shtet i ka mbyllur portat shtetit shqiptar për shkak të situatës së koronavirusit. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njoftoi se Polonia ka vendosur që të mbyllë fluturimet me Shqipërinë, ndërsa sqaron se vetëm disa kategori do lejohen të udhëtojnë për në Varshavë. Po ashtu bën me dije se detaje të tjera për udhëtarët do të njoftohen në orët në vijim. Mbetet e paqartë kur janë fluturimet e radhës që do të kthejnë pasagjerët shqiptarë.

Njoftimi: -Polonia ka njoftuar sot në darkë mbylljen e fluturimeve të rregullta me Shqipërinë. Vetëm disa kategori do lejohen të udhëtojnë për në Varshavë. -Pasagjerët e sotëm do të kthehen me fluturimet e radhës, njofton kompania ajrore Lot Airlines. Në postimin tjetër, detajet.

Në një njoftim të dytë, publikon listën e rregullave për qytetarët që mund të udhëtojnë drejt shtetit polak, të cilët duhet të dokumente të rregullta, leje qëndrimi, leje pune, të jenë drejtues të misioneve diplomatike apo persona që e vërtetojnë se janë studentë.

Njoftimi i plotë: Në vëmendje të pasagjerëve që kanë prenotuar bileta për në Poloni✈ Pas njoftimit për ndalimin e qytetarëve shqiptarë drejt territorit të këtij vendi, Lot Airlines ka dërguar listën e rregullave për qytetarët/rezidentët të cilët do të mund të udhëtojnë drejt shtetit polak:

1.Persona që janë të martuar ose janë fëmijë të një qytetari në Republikën e Polonisë, ose janë në kujdes të vazhdueshëm të një qytetari në këtë vend; 2. Persona që kanë Kartën Polake (Karta Polaka) dhe persona të huaj të cilët kanë leje qëndrimi të përhershme ose të përkohshme brenda territorit të vendit.

3.Persona të cilët janë të pajisur me leje pune në Poloni; 4. Drejtues të misioneve diplomatike brenda shtetit polak; 5. Persona që janë studentë në Republikën e Polonisë, të cilët duhet të pajisen me një dokument që e vërteton këtë gjë, e më pas do t’i dorëzohet Policisë Kufitare.

Të gjithë pasagjerët të cilët nuk arritën të hynin sot në Poloni, do të vijnë drejt TIA me anë të fluturimit shtesë. Për çdo paqartësi, këto janë mënyrat e komunikimit me zyrat qendrore të LOT Airlines: Email: [email protected]. Pax WAW; mob. +48536363098

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME