Categories Lajme

Mbape ironizon pas kualifikimit të Lion: Liga e Fermerëve

Lion ia doli të mposhtte 1-3 Mançester Sitin favorit dhe në këtë mënyrë siguroi biletën për në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Kështu, së bashku me PSG do të përfaqësojnë Francën në kompeticionin më të rëndësishëm europian. Por, në Kontinentin e vjetër, Liga franceze është parë gjithnjë me dyshim duke u cilësuar e dobët në krahasim me ligat e tjera europiane.

Megjithatë, tashmë që në gjysmëfinale janë dy klube nga Franca, Kilian Mbape ka gjetur momentin për të bërë ironi. Në një foto ku shihet festa e futbollistëve të Lion për kualifikimin, sulmuesi i talentuar shton: “Liga e Fermerëve”. Një epitet që i është vendosur Ligue 1 për nivelin e ulët, por që në këtë sezon kanë treguar se nuk janë inferior ndaj askujt duke eliminuar klube italiane e angleze.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME