Categories Lajme

Ndalohet i riu në Pukë, Grabiti një vajzë dhe tentoi ta…

Një i ri banues në Fushë Arrës është arrestuar ditën e sotme pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për 2 vepra p enale “Marrëdhënie s eksuale me d hune” dhe “v jedhje me d hune”.

Bëhet fjalë për Kristjan Dedaj 27-vjeç i cili është arrestuar nga policia e Pukës pasi ishte shpallur në kërkim nga Gjermania.

Në gusht të vitit 2019, 27-vjeçari ka ndaluar në rrugë një 32-vjeçare në Berlin, e ka dhunuar dhe më pas ka tentuar që te kryejë marrëdhënie s eksuale me të.

Gjithashtu a i ka marrë të resë edhe portofolin me para. ” Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i personit në kërkim K.D., 27 vjeç, lindur dhe banues në Njësinë Administrative Qafë Mali, Bashkia Fushë Arrës.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në b urg”, i dyshuar për kryerjen e veprave p enale “Marrëdhënie s eksuale me d hunë me të rritura” dhe “Vjedhje me d hunë”.

Në datë 17.08.2019, në qytetin e Berlinit – Gjermani, i është kërkuar ndihmë patrullës së Policisë gjermane, e cila ka konstatuar se një shtetase 32 vjeçare ka qenë duke shkuar në banesën e saj dhe gjatë rrugës është s ulmuar nga një shtetas, i cili ka ushtruar d hunë ndaj saj duke tentuar të kryente marrëdhënie s eksuale me d hunë dhe i ka marrë portofolin me para, të cilin e kishte në çantën e saj”, thotë policia.

Pas njoftimit të banorëve nga ndihma e kërkuar nga 32 vjeçarja, autori i veprës penale është larguar, por në vendngjarje janë gjetur prova materiale e shkencore, nëpërmjet të cilave ai është identifikuar nga policia.

Dosja nga Prokuroria e Berlinit në Gjermani është dërguar së bashku me provat materiale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë sot ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në b urg”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME