Categories Lajme

Ndalohet kinezi me 80 mij euro në Rinas

Një shtetas kinez u arrestua dje në Rinas, teksa Policia Kufitare i gjeti një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara dhe disa steka cigaresh pa pullë që do t’i kalonte kontrabandë.

I arrestuari është Jinëei Liu, 43 vjeç, që tentoi t’i shpëtonte sigurisë së aeroportit, teksa në trup dhe në çantën e dorës kishte fshehur 80 mijë euro dhe 9 steka cigaresh pa pullë fiskale. Gjithashtu, gjatë kontrollit, i janë gjetur edhe 76 mijë lekë si edhe 2.900 jen.

Mësohet se Liu jetonte prej vitesh në Shqipëri dhe ushtron aktivitetin si tregtar pranë “Medresesë” në Tiranë. Kinezi ka rrëfyer në polici se nuk i deklaroi paratë, pasi ka pasur për qëllim t’u shmangej taksave.

Ndërkohë, pas gjetjes së parave të padeklaruara, policia i ka sekuestruar ato deri në përfundim të hetimeve për të mësuar më shumë mbi aktivitetin e 43-vjeçarit nga Kina.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME