Categories Lajme

Ndalohet një 54-vjeçar dhe shpallet në kërkim i vëllai, i vunë zjarrin një parcele me ullishte

Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, ndërsa vëllai i tij është shpallur në këkrim pasi akuzohen se dogjën një sipërfaqe toke me ullin. Në pranga ka rënë shtetasi M. Ç., 54 vjeç dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. Ç., 39 vjeç, (vëllezër), banues në Maskuri, Durrës.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet kanë vendosur zjarr në pronën e shtetasit I. T., ku janë djegur 180 rrënjë ullinj duke përfshirë dhe një sipërfaqe toke prej 10 hektarë me shkurre.

Njoftimi i plotë: Dogjën me zjarr një sipërfaqe toke me ullinj në fshatin Maskuri, zjarri përfshiu dhe një sipërfaqe të madhe toke me barishte, identifikohen autorët e dyshuar të zjarrvënies. Vihet në p ranga njëri prej autorëve të dyshuar, shpallet në kërkim autori tjetër.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për H etimin e K rimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, ar restuan në flagrancë shtetasin M. Ç., 54 vjeç dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. Ç., 39 vjeç, (vëllezër), banues në Maskuri, Durrës.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet kanë vendosur zjarr në pronën e shtetasit I. T., ku janë djegur 180 rrënjë ullinj duke përfshirë dhe një sipërfaqe toke prej 10 hektarë me shkurre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME