Categories Lajme

Ndalohet provimi i rrobave në trup, ja rregullorja për dyqanet

Të gjithë dyqanet e rrobave kanë një protokoll të veçantë për të zbatuar për të parandaluar përhapjen. Me rihapjen që nga dje, përveç protokollit jeshil standart, që u publikua të shtunën e-albania, ka ndarë tashmë edhe rregullat specifike për këto dyqane. Kështu, tashmë është e ndaluar provimi i rrobave në dyqane, pasi kjo përbën rrezik infektimi.

“Prova e rrobave në kontakt fizik direkt me lëkurën duhet evituar. Prova rekomandohet të kryhet mbi rrobat ekzistuese kur është e mundur. Pas blerjes rroba duhet larë patjetër fillimisht e pastaj duhet veshur”,-sqarohet në rregullore.

Ditën e djeshme, u rihapën 17 lloje të biznesit përfshirë edhe shërbimin taksi. Dyqanet e veshjeve; Dyqanet e tekstileve; Dyqanet e këpucëve dhe artikujve prej lëkure; Dyqanet që tregtojnë mobilie; Dyqanet që tregtojnë pajisje të ndriçimit; Dyqanet të artikujve shtëpiakë; Dyqanet e luleve dhe bimëve; Dyqanet e kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre; Dyqanet e pajisjeve elektronike; Dyqanet e lodrave për fëmijë; Dyqanet e pajisjeve sportive; Dyqanet e pajisjeve te tekomunikacionit dhe taksitë janë hapur në bazë të rregullave të rrepta për të evituar përhapjen e pandemisë COVID-19 dhe mbrojtjen e punonjësve dhe qytetarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të djegë gruan dhe fëmijët me benzinë, ja kush është 54-vjeçari i arrestuar në Kamëz

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz një ditë më parë. Policia bën të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konfirmohet murtaja afrikane e derrave, Ministria e Bujqësisë: Janë identifikuar disa raste në një fermë në Lezhë

Konfirmohen raste të prekjes së derrave të butë nga murtaja afrikane në Shqipëri. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U zbuluan nga përgjimet e Sky ECC, dërgohen për gjykim 4 personat që trafikuan 1 ton marijuanë

SPAK ka bërë të ditur se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykim dosjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Si parashikohet të jetë moti sot

Meteorologia Tanja Porja në A2 CNN është shprehur se ditën e sotme pritet një rënie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME