Categories Lajme

Bizneset drejt hapjes në qershor, Denaj: Po përgatitemi!

Me anë të një akti normativ, të miratuar në komisionin e ligjeve, qeveria shqiptare ka rritur me masën 7 mld lekë mbështetjen për paketën financiare. Ky fond, sipas këshillit të ministrave është reflektuar nga reduktimi i shpenzimeve buxhetore dhe për këtë arsye nuk do të ketë ndryshime në deficitin buxhetor. Ndërkohë që ministrja e Financave, Anila Denaj u shpreh se në qershor do të ketë një hapje për bizneset. Denaj: Ne, ministria e Financave sëbashku me kolegët jemi duke u përgatitur për muajin maj dhe për një rishikim të  gjithë zërave të buxhetit sidomos të të ardhurva.

Nëse do të shikohet e nevojshme në muajin qershor do të  prezantojmë një akt normativ që parashikon dhe hapjen e bizneseve dhe një kapitalizim të të gjithë situatës aktuale. Pas ndryshimeve në kodin penal për marrjen e masave administrative dhe penale, mazhoranca vendosi të falë rreth 9 mijë gjobat për këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve për ata që janë ndëshkuar për shkak të situatës Covid-19.

Manja: Janë marrë të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues të vendosur nga autoritetet shtetërore nga momenti i konstatimit të kësaj sëmundje deri në datën 17.4.2020. “Ky është një akt që është bërë duke  parë orët e beut të Surrelit, i cili njëherë ngrihet duke vënë gjoba, njëherë duke i hequr ato” Si ndryshimet në buxhetin e shtetit ashtu edhe falja e gjobave do të miratohen në seancën plenare të së enjtes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME