Categories Sport

Bundesliga me protokoll për rinisjen, ja çfarë ndodh…

Gjermania duket e gatshme për fazën e dytë të fillimit të futbollit. “De Spiegel” ka zbuluar protokollin e rifillimit të kampionatit, duke shuar edhe dyshimet për një pyetje shumë të diskutuar: Çfarë do të ndodhë nëse një futbollist del pozitiv ndaj koronavirusit? “Do të izolohet futbollisti në fjalë dhe do të vazhdohet të luhet, me masat e duhura parandaluese për të gjithë”.

Është kjo ajo që bëjnë të ditur zëdhënësit e Bundesligës. Nëse lojtari nuk paraqet simptoma, do të bëjë dy javë karantinë, në të kundërt, do t’i duhet të presë edhe të paktën disa ditë që nga zhdukja e simptomave në mënyrë që të mund të rikthehet në grup. Në Gjermani nuk ka ende një datë zyrtare për rinisjen, por objektivi është për t’u rikthyer në fushë maksimumi në fundjavën e 23 majit. Stërvitjet, me të gjitha masat parandaluese, kanë rinisur prej kohësh.

Çështja e testeve, të cilat do t’iu nënshtrohen lojtarët dhe stafi, natyrisht mbetet në plan të parë edhe në Gjermani, por ideja se kështu lojtarët do të dukeshin si të privilegjuar në krahasim me pjesën tjetër të popullatës nuk i shqetëson aq shumë drejtuesit e futbollit gjerman.

“Duhet të kujdesemi për industrinë tonë, në të cilën punojnë 60 mijë persona në të gjithë vendin”, bëjnë të ditur nga Liga. Veç të tjerash, përllogaritet se për të mbyllur sezonin do të duhen rreth 20 000 tamponë, por deri më tani në Gjermani janë përdorur mbi 2 milionë, më shumë se në çdo vend tjetër europian, dhe shpenzimi i një numri të tillë për futbollistët nuk duket se përbën një problem. Protokolli, mjaft i detajuar, parashikon edhe shumë masa të tjera, mes të cilave shishe uji të personalizuara, doreza të detyrueshme për stërvitjet në palestër, dhe një numër maksimal personash që mund të hyjnë në stadium. Publiku natyrisht do të qëndrojë jashtë dhe gjithsej do të jenë rreth 300 persona që do të kenë akses hyrjeje në fushë, tribuna dhe rrethinat e jashtme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME