Categories Lajme

Prefekti i Gjirokastrës morri pjesë në këtë ceremoni (Foto)

Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Astrit Aliaj ditën e sotme morri pjesë në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e spitalit Rajonal “Omer Nishani” për dorëzimin e pajisjeve mbrojtëse për personelin shëndetësor mjekë dhe infermierë. Këto pajisje mbrojtëse janë mundësuar si kontribut i Prefektit të Atikës z. Jorgo Patulis në bashkëpunim me Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Gjirokastër, z. Lambros Kakissis. Ndihma e dhënë konsiston në një numër të konsiderueshëm maskash, dorezash dhe antiseptikë, të cilat janë më se të domosdoshme për stafin mjekësor në këtë periudhë të vështirë si pasojë e shpërthimit të pandemisë së koronavirusit. Ndihma mjekësore iu dorëzua Drejtorit të Spitalit Rajonal “Omer Nishani”, z. Sokol Ferruni.

Prefekti i qarkut gjatë komunikimit u shpreh falenderues për pajisjet mjekësore që arritën si donacion nga Prefektura e Atikës, duke shtuar se aleanca dhe solidariteti midis vendeve janë të rëndësishme në këto ditë të vështira.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME