Categories Kulture

“Ndalohet të mos prekësh”, fëmijët që nuk shikojnë pjesë e jetës kulturore

“Ndalohet të mos prekësh” është një bashkëpunim midis Muzeut Historik Kombëtar dhe Institutit të Nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi”, me qëllimin e promovimit të të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara në shikim, të integrimit në shoqëri të tyre, si dhe të mbështesë personat me aftësi të kufizuara për të pasur akses në të gjitha sferat e jetës, si në qendrat kulturore ashtu dhe në qendra të tjera publike.

Veprimtaria “Ndalohet të mos prekësh” konsiston në vizitat e planifikuara nëpër pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar nga ana e nxënësve më aftësi të kufizuar në shikim. Nxënësit e Institutit “Ramazan Kabashi”, të pajisur me doreza të dhënë nga punonjësit e Muzeut Historik Kombëtar, mundën të prekin objektet e paracaktuara, objekte origjinale të ekspozuara nëpër pavijonet e muzeut.

Prekja e këtyre objekteve u realizua me ndihmën e punonjësit të muzeut, i cili i udhëhoqi fëmijët përgjatë pavijoneve dhe gjatë prekjes së objekteve duke u dhënë përshkrimin dhe historikun përkatës për çdo objekt. Objektet e paracaktuara për t’u prekur ishin të siguruara, fiksuara, në lartësinë e duhur dhe të sigurta për dëmtime të mundshme.

Muzetë ekzistojnë për njerëzit. Ata njerëz përfshijnë njerëzit me aftësi të kufizuara, familjet dhe miqtë e tyre. Muzeu Historik Kombëtar është mikpritës, i ngrohtë e gjithëpërfshirës, i arritshëm dhe pozitiv për njerëzit me aftësi të kufizuara, për ta vizituar dhe për të punuar në të.

Tanimë, muzetë bashkëkohore janë kthyer në konceptin e prekjes dhe kanë filluar të shqyrtojnë të gjitha ekspozitat e tyre bazuar tek fakti i të prekurit. Fëmijët me aftësi të kufizuar në shikim arritën të përjetojnë botën me anë të duarve të tyre. Në të njëjtën kohë, aftësia për të prekur dhe për të ndjerë objektet origjinale të caktuara, është një mënyrë e re për të dhënë qytetërimin e lashtë shqiptar. /atsh 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME