Categories Lajme

Ndalojnë pasagjerët vend e pa vend duke u kthyer në rrezik/ ‘Rrugorët’ në aksion kundër urbanëve

Policia rrugore ka nisur një aksion duke monitoruar linjat e transportit publik të qytetit mbi zbatimin e rregullave të qarkullimit. Nga konstatimi disa linja të urbanëve janë kapur me shkelje duke u gjobitur.

Duke konsideruar vështirësitë e lëvizjes së mjeteve të transportit publik qytetas, veçanërisht autobusët artikularë, por edhe rrezikshmërine që u kanoset pasagjerëve dhe përdoruesve të rrugës në tërësi nga shkeljet e këtyre të fundit, rrugorët e kryeqytetit kanë nisur zbatimin e nje plani veprimi, për monitorimin dhe evidentimin e të gjjtha linjave të transportit publik qytetas, në raport me detyrimet, por edhe shkeljet e tjera që pengojnë dhe vonojnë subjektet e transportit përgjatë itinerarit të tyre.

Në funksion të këtij plani veprimi, janë dokumentuar dhe ndëshkuar 36 mjete të transportit publik qytetas, për mospozicionim në hapësirat e stacionit të rezervuar për ta, si dhe 87 automjete të tjera, të cilat janë evidentuar të pushuar në stacionet e autobusëve duke u bërë pengesë dhe njëkohësisht rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës” thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME