Categories Lajme

Ndarja nga jeta e farmacistit Agron Spahiu, kolegët: Dhimbje e madhe!

Farmacisti, Agron Spahiu ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, me anë të një postimi në rrjetet sociale, mbrëmjen e djeshme. Agron Spahiu shkollën e mesme e kreu në Peshkopi në vitet 1987 – 1991.

Në vitet 1991-1996 ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë, dega stomatologji. Më pas vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, dega Farmaci, ku u diplomua në vitin 2010. Aktualisht Agroni ushtronte profesionin e farmacistit në aktivitetin e tij privat.

Postimi i plotë: Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut dhe kolegut tonë Agron Spahiu. Agroni lindi më 16 korrik 1972 në qytetin e Peshkopisë. Shkollën e mesme e kreu në vendin e tij të lindjes në vitet 1987 – 1991. Në vitet 1991-1996 ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë, dega stomatologji.

Më pas vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, dega Farmaci, ku u diplomua në vitin 2010. Aktualisht Agroni ushtronte profesionin e farmacistit në aktivitetin e tij privat, Farmaci Spahiu. Ndarja nga jeta në mënyrë të papritur e Agronit është një dhimbje e madhe për dy fëmijët e tij, për prindërit, familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë të afërmit.

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë iu shpreh ngushëllimet e sinqerta fëmijëve, prindërve, familjarëve dhe të afërmve dhe ndan dhimbjen me ta për këtë ikje të parakohshme të tij.

U prehsh në paqe Goni! Përcjellja e Agronit për në banesën e fundit do të bëhet ditën e dielë, në orën 14:00, në varrezat e Tufinës. Homazhet në nder të tij do të mbahen në orën 09:00 me 14:00, tek restorant Ija pranë oxhakut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME